Loading...

Tre skuadrat shqiptare që do të luajnë në Ligën e Europës kanë njohur kundërshtarët e tyre në raundin eliminator të turneut të dytë për nga rëndësia në futbollin europian për klube. Kukësi do të përballet me Debrecen. Një rival i vështirë për nënkampionët e Superligës. Kjo pasi, skuadra hungareze më parë ka eliminuar Skënderbeun, në atë kohë kampion të Shqipërisë.
Një njohje të vjetër ka rezervuar shorti për Teutën. Skuadra durrsake gjen në rrugën e saj Ventspils. Ekipi letonez luajti edicionin e shkuar kundër Luftëtarit, duke eliminuar gjirokastritët. Jo vetëm kaq, pasi kjo përballje u vendos në shenjëstrën e UEFA-s për trukime. Më i lehtë ishte shorti për Laçin. Skuadra kurbinase do të luajë në raundin e dytë eliminator të Ligës së Europës kundër izraelitëve të Hapoel Beer Sheva.

Loading...
Loading...
Loading...