Loading...

thesare3

Banor:

Shpella, tunele, shkëmbinj, humnera, pothuaj të gjitha mbajnë një histori. Në vitin 2013 në vendin e quajtur Mali i Vinës, pak kilometra larg Gramshit, një ekspeditë enigmatike italianësh kishte ngritur kampin. Përreth ishin përhapur fjalë se kërkohej naftë!!! Por kush e hante këtë. Në majë të malit kërkonin për naftë.

Vendi monitorohej edhe nga helikopterë, tregojnë banorët. Ata kishin parë disa kuti që nuk kanë lidhje me kërkimet të kësaj natyre. Pastaj përse nuk tregonte askush se çfarë kërkohej në atë vend?

Kaq mjaftoi dhe rreth e rrotull nisën pëshpëritjet e gojëdhënës së vjetër se në atë mal është fshehur flori pa hesap. Pastaj arkat e helikopterëve bëjnë të dyshosh se aty u përvetësua diçka.

Pas disa kohësh italianët ikën. Kureshtarët rendën për tek guri i madh. Gjithçka ishte gërmuar përreth. Asnjë medie nuk ka folur për këtë.  Vendosa tua tregoj ju këtë lajm sepse sërish janë parë “kapuçonë” të zinj me aparate kërkime nga këto anë…

thesar

Banor:

Sekretin e floririt e dinte një mësues i zonës. Ai ishte pasardhës i Ali Pashës. E dinte edhe një bari i fshati në kufi me Skraparin. Bariu gjeti  rastësisht floririn duke kërkuar një dele të humbur.

Ende sot i mjeri nuk e di se kishte gjetur thesarin. Ai mendonte se copat prej metali ishin zbukurime dekori të flakura pas përdorimit për festen e novatorit që korrespondoi një muaj para zbulimit. Nga ky bari mendohet se ka rrjedhur sekreti. Thesari është një pjesë e pasurisë së Ali Pashës që nuk u gjend kurrë. Ai u nda në dy pjesë. Njëra u fsheh në Malin e Bishës dhe u gjend para disa vitesh. Tjetra nuk dihet me përjashtim të asaj që thuhet se shefi i korpusit mirditor të Pashait e kishte depozituar në një bankë në Qipro.

Bariu u dekonspiruar rastësisht kur po pyeste se përse e hidhnin dekorin e festës kur ai mund të përdorej sërish në vitin që vjen.

shpell

Emigrant

Kisha për të dorëzuar disa të holla tek një miku im dhe isha kurioz të njihja Skraparin. Petriti, (banor i zonës)  më tregoi për një shpellë që kish flori dhe më kërkoi që të interesohesha që të gjeja një pajisje nga ato që kërkojnë flori. Vinte dorën në zjarr. Më tha se është 100% e sigurt. Kthehem në Belgjikë dhe takoj dy çifutë, shitës floriri. U them se kam një rast thesari por duhen pajisje, dhe u shpjegoj gjithçka. Kur shkova për së dyti ata nuk u treguan të gatshëm.

Banor:

Floriri i Teqes së Kulmakut  është transportuar me arka druri poshtë në fshat. Ishte një karvan me mushka i ruajtur nga dervishët. Kur mbaroi lufta as 1/10 nuk shkoi në teqe.

thesaru

Banor:

Po, është e vërtetë që në Shqipëri ka ar të fshehur, me ndryshimin se ai nuk ndodhet në malin e Vinës të Gramshit, por në malin e Vilës të Tiranës. Ndryshimi i gërmës “n” me gërmën “l” është bërë enkas për të humbur gjurmët.

Nga një hartë e shek. XV, zotëruar nga një italian, i cili mbërriti në Shqipëri me forcat e pushtimit në vitin 1939, mësohet se ka ar në sasi shumë të madhe, gurë të çmuar, enë zbukurimi ari e objekte të tjera si bizhu femërore. Janë plot 7 sëndukë, pasuri që mendohet se u gropos në shpellat e malit Vilë nga pasardhësit e urdhërit të dervishëve të Mevlana Rumiut, në vitin 1307. Është koha kur dervishët kanë ardhur në përfundimin se është pikërisht Shqipëria vendi më i sigurt për ushtrimin lirshëm të sektit të kriptokrishterëve. Ushtari italian, me origjinë arbëreshe, banor i qytezës Molise, e ka trashëguar hartën brez pas brezi. Stërgjyshi i tij kish qenë kapedan i Skënderbeut. Gabimisht ai përfundoi në Zall-Herr, ku një grykë lumi quhet Vilë, pa pasur informacion për ekzistencën e malit Vilë pas Dajtit. Atje u vra nga Xhemal Herri dhe harta u bë pronë e Partisë së Legalitetit. Më pas…

infoelbasani.al

kabash

 

Loading...
Loading...
Loading...