Loading...

 

Nga Besim Dybeli

Ardian Elezi është piloti nga Cërriku, që ka mbetur në memorien e shumë shqiptarëve që nga viti 1997. Përkundër urdhërit të marrë, për të bombarduar popullsinë civile, ai devijoi avionin e tij drejt Adriatikut.
Pas disa minutash është detyruar të ulej në Itali. Në atë kohë, shumë qarqe politike e qeveritare, do ta etiketonin si “dezertor” e tradhëtar”. – “Kanë kaluar 22 vjet e akoma ka mbetur “enigmë”. Kjo, edhe pse janë bërë analiza si ajo e kolonel Astrit Jaupit, Komandant i Aviacionit Ushtarak Shqiptar.
Besim Dybeli

Në artikuj të gazetës “Tema” është diskutuar mbi ngjarjet e marsit “97 . Në to flitet për një “Tragjedi të njohur dhe të pandëshkuar”. “Berisha, Zhulali e Gazidede, autorë të shkatërrimit të Aviacionit”, – shkruan piloti Ardian Elezi.
Ky i fundit sjell në kujtesë ngjarjet e dhimbshme, ku sekondat e kanë ndarë për të marrë një vendim të rëndësishëm. – “Është fshehur e nuk është diskutuar asnjëherë fluturimi im i dt.3 mars “97 me Mig-19. Edhe urdhëri që m’u dha në fluturim për të qëlluar mbi Vlorë, Fier e Tepelenë. E më pas fluturimi i dt 4 Mars “97-të, së bashku me kolegun tim A. Dajci. Urdhëri na u dha në fluturim, për të qëlluar mbi një autokolonë me mjete civile nga Saranda e Delvina.
Edhe sot e kësaj ditë ka mbetur akoma një “dilemë”, një ekuacion i pazgjidhur”, – shton piloti Elezi në kujtimet e tij. Dhe, ai vazhdon rrëfimin, sot, pas 22 vjetësh. – “Nuk më kanë pëlqyer mburrjet, as mua e as shokut tim. Por, ishim pikërisht ne, dy ushtarakë të rinj karriere e me aspak eksperiencë, për të përballuar një situatë të tillë. Kishim në dispozicion një kohë prej 4-5 sekondash, t’i jepnim kthesën, ndryshimin, shembullin.

Kjo, se si duhet të vepronin të gjithë ushtarakët shqiptarë. Ishim betuar përpara Atdheut, Flamurit e Popullit, që të mos zbatonim urdhërat në kundërshtim me betimin Ushtarak. U bënë 22 vjet që nuk kam dyshuar as edhe një herë të vetme. Kjo, për urdhërat, që na janë dhënë në fluturim e jo në tokë. E që këto urdhëra kanë ekzistuar dhe ekzistojnë edhe sot e kësaj dite. Ata, që i kanë dhënë, i kanë mohuar këto urdhëra. Këta, janë duke bërë “heronjtë” e 97-ës.
Unë u rikujtoj këtyre zotërinjëve “heronj” se si na lanë të vetëm në fluturim për të marrë një vendim. Por, ky vendim ishte ai më i miri, që mund të ekzistojë. Kjo, duke patur parasyshë edhe eksperiencën e kohën prej disa sekondash në dispozicion”. Piloti nga qyteti i Cërrikut, mbetet koshient në atë vendim që mori për të mos bombarduar Jugun e Shqipërisë. Në atë kohë u quajt “tradhëtar” e “dezertor”.
“Nuk kam dyshuar as edhe një herë të vetme. Kjo, që vendimi, që morëm për të mos zbatuar urdhërin, mund të quhet “dezertim” e “tradhëti”. Por, deri më sot ka mbetur akoma si i tillë”, – përfundon kujtimin e tij Ardiani.

 

loading...
Loading...
Loading...