Loading...

Një tjetër histori vjen në ’’Pa gjurmë’’, një tjetër nënë birësuese sjell në studio djalin 16-vjecar. Eno është në kërkim të prindërve biologjik. Fati e desh që të braktisej nga prindërit biologjik që kur u lind në maternitetin e Shkodrës, por në vitin 2005 Eno u birësua. Laureta dhe Rasim Melcaku nga Shkodra birësuan djalin me emrin Eno, në maj të vitit 2005, kur ishte 19 muajsh, nga shtëpia e fëmijës Shkodër.

PA GJURMË- Një tjetër histori vjen në ’’Pa gjurmë’’, një tjetër nënë birësuese sjell në studio djalin 16-vjecar. Eno është në kërkim të prindërve biologjik. Fati e desh që të braktisej nga prindërit biologjik që kur u lind në maternitetin e Shkodrës, por në vitin 2005 Eno u birësua. Laureta dhe Rasim Melcaku nga Shkodra birësuan djalin me emrin Eno, në maj të vitit 2005, kur ishte 19 muajsh, nga shtëpia e fëmijës Shkodër. Familja Melcaku kishin 16 vite të martuar, kur vendosën të birësonin një fëmijë. Eno gëzoi të njëjtin emër me atë që u regjistrua pasi u lind, ndërsa mori mbiemrin e ciftit nga Shkodra, Melcaku. I lindur më 06. 09. 2003, në maternitetin e Shkodrës si Eno Edmond Filipi, me emrin e nënës Valbona, pasi u lind ai ishte dërguar në befotrofin e Shkodrës. Vitet kaluan dhe Eno mësoi se ishte një fëmijë i birësuar, fillimisht nga shoqja e bankës dhe më pas fqinjët. Kjo e shtyu 8-vjecarin, në atë kohë t’u bënte pyejtjen që i druhej çdo moment çifti Melcaku. “Pse ai nuk ngjasonte me ta dhe se pse të tjerët i thonin shpesh se nuk ishin ata prindërit biologjik”.

Laureta dhe Rasimi, dy prindërit birësues ia pohuan më në fund, se Eno ishte një djalë i birësuar dhe se për ta ishte gjëja më e bukur që u kishte ndodhur në jetë. Eno është sot 16 vjeç dhe vjen në emisionin ’’Pa gjurmë’’ të zbulojë se ku janë prindërit e tij biologjik. Me një mbështetje të madhe nga prindërit e tij birësues.

“Të vërtetën e mësova në shkollë nga një shoqja ime që më tha se isha e birësuar. E shikoja që unë nuk ngjaja me prindërit e mi, kam dëshmuar gjithmonë. Më pas ma thotë edhe një komshie, nuk reagova keq se e dija dhe më pas u thashë prindërve “kur do të më tregoni se jam i adoptuar”. Ato filluan të qanin. Nuk e prita keq, se nuk më ka munguar asgjë. Është pjesë e jetës. Rrënjët e mia biologjike doja t’i mësoja kur isha 10-vjeç dhe i thotë mamit. Jo se kam nevojë për prindërit biologjik, por doja të dija rrënjët e mia dhe mami më thotë “është jeta jote”. Babi më thotë me ‘shpirt nuk dua t’i gjesh, se s’dua të të humb”. Unë nuk do iki, se mund të kisha ikur. Kur ramë dakord erdhëm te ty (i drejtohet Odetës). Hap dokumentet dhe shoh emrin që kanë lënë në dosje. Gruaja në fjalë, Valbona Filipi dhe Edmond Filipi. Gruaja sot kishte djalin 20-vjeç. Valbona ishte nga Korça ndërsa babi nuk e kishte dhënë vendin se nga ishte. Babai im ishte shumë i vjetër. Kam parë në rrjetet social lëto të dhëna. Valbona jetonte në Greqi. Më vjen inat pse ka ndërruar emrin, se jam i bindur e ndërrojnë emrat. Nuk dua të hyj në jetën e saj, as nuk do e zërë vendin e nënës sime(…) Nënë dhe baba kam dikë tjetër, ajo do jetë motra ime. Ndoshta takohem tani dhe pas 10 vjetëve do takohemi sërish dua të di ku e kam rrënjët bilogjik dhe të di pse, se ndoshta fëmijët e mi mund të martohen me motrën time”, tregon Eno.

Dëshmia e nënës birësuese
Nëna e Enos, Laureta tregon momentin se si djali i saj shpirtëror e mësoi të vërtetën që nuk donte kurrë ta zbulonte, por edhe me mesazhin që ka për nënën biologjike.

“Ai erdhi nga shkolla më pyeti, më tha “kështu kështu më ka thënë shoqja e bankës, a nuk jam djali juaj”. Aty erdhi burri, unë me lot në sy dhe babai i tha “po”. Qamë, na përqafoi, nuk e priti keq. E kemi mbajtur si mbret, ka qenë rreth 1 vjeç. I them nënës biologjike “që të mos e braktisë për të dytën herë”, tregon nëna birësuese e Enos.

Loading...
Loading...
Loading...