Loading...

Gjashtë vite më parë Matilda Isufi u përball me eksperiencën më të vështirë të jetës së saj kur zbuloi tumorin në gji. Lajmi fillestar ishte shokues, për të dhe familjen, por ishte kjo eksperiencë që e bëri të zbulojë një forcë të jashtëzakonshme tek vetja.

Matilda e fitoi betejën e saj, sigurisht mes vështirësive të mëdha që kjo sëmundje sjell, ndërsa nuk kursen apelin dhe thirrjen për të gjitha gratë e vajzat.

Prej gjashtë vitesh Matilda nuk e harron ta vendosë fiongon rozë, çdo tetor, sepse për të sensibilizimi i çdo gruaje dhe i çdo vajze është i rëndësishëm për të shpëtuar jetët e tyre. Pavarësisht sa e rëndësishme është aparenca për një grua, Matilda thotë se humbja e flokëve është problemi më i vogël. Bruna Kërçyku/Top Channel

Loading...
Loading...
Loading...