Loading...

Nga Shkëlzen Henkoja

Histori e trishtë vjen nga fshati Lunik i Librazhdit. Fëmijët e familjes Shkrepi vuajnë nga një sëmundje e rrallë e cila kërkon një ushqim të veçantë i cili gjendet vetëm në Itali dhe Greqi.

Para disa kohësh ata humbën në fshat djalin në pamundësi për të ushqyer dhe mjekuar. Dhe për të shpëtuar vajzën ndërmorën një sakrificë të veçantë. Morën një shtëpi me qira pranë Qendrës Spitalore në Tiranë.
Vajza ushqehet me tuba me ushqimin e veçantë që gjendet vetëm jashtë. Të gjithë procedurën e kryejnë vetë prindërit. Por ata tashmë ndodhen para një momenti të vështirë. Ushqimi po u mbaron dhe mund ta shtyjnë deri në 7 ditë. Veç kësaj vajzës i është reduktuar ky ushqim nga 5 në 3 vakte në ditë.


Ndodhur përballë kësaj situate prindërit japin alarmin për ndihmë.
Babai i vajzës shprehet se iku nga fshati vetëm për të shpëtuar të bijën, pasi djalin e humbën. Ai tregon se nuk ka të ardhura dhe se jetojnë thjeshtë më kempin e vajzës. Sipas tij vajza ka nevojë për një ushqim që kushton 420 euro në muaj dhe që nuk gjendet në Shqipëri. Vetëm një qese kushton 5.5 euro, ndërsa tubi me anë të cilin ky ushqim merret kushton mbi 100 euro.

Nëna e vajzës shprehet me lot ndër sy se nuk ka gjë më të tmerrshme kur mendon se ajo nuk do ketë ushqim pas pak ditësh dhe se mund të ndërrojë jetë thjeshtë dhe vetëm për këtë fakt.
“ Nga 5 herë unë i jap tani asaj 3 herë ushqim sepse po i mbaron. Tubat po na mbarojnë. Në Shqipëri nuk ka. Dua vetëm ushqim për vajzën. Asgjë më tepër sepse mund të humbë jetën nga mosushqyerja”, apelon nëna.


E ndërsa familja Shkrepi ndodhet në hall të madh, kushdo që ka mundësi mund ti ndihmojë për të mbajtur në jetë një krijesë të pafajshme që vuan për shkak të sëmundjes së rrallë.

Loading...
Loading...
Loading...