Loading...
Loading...

 

Kjo është historia e Donikës nga Dumreja e Belshit. Ajo ka ndarë me ne një shqetësim që në fakt konstatohet shpesh në realitetin shqiptar, por që vazhdon të paragjykohet si fenomen. Martesat me njerëzit me ngjyrë. Mjaft i theksuar ky paragjykim ndeshet në fshat ku ende sundojnë elementët patriakalë. Lexoni historinë dhe jepni mendim edhe ju.

Përshëndetje. Mua më quajnë Donika. Banoj në periferi të Belshit. Nuk po u tregoj mbiemrin se do më njohin menjëherë pasi këtu na njohin të gjithë.

Ne kemi dy vajza. E madhja mbaroi universitetin. Ndërsa e vogla është në shkollë të mesme. Prej dy vitesh vajza e madhe nuk jeton më me ne. Ajo u njoh me një djalë që kur ishte në universitet dhe ngjarjet që rrodhën më pas u bënë shkak që të mos shkelte më në shtëpinë tonë.

Fillimisht ajo më tregoi mua për lidhjen me djalin. Më tha që ishte dashuruar me atë dhe se donte të lidhte jetën. E konsiderova si diçka normale për moshën e saj. Pasi kaloi ca kohë më tha që tia tregoja edhe burrit. Dhe ashtu bëra. I tregova bashkëshortit dhe ai nuk është se kundërshtoi por kërkoi ta njihte djalin, një gjë krejt normale kjo pasi prindi duhet të interesohet, sidomos për fatin e vajzës. Dhe unë ia thashë vajzës kërkesën e bashkëshortit. Kaluan disa muaj dhe ajo nuk po ndjehej më. Një ditë e pyeta se përse po hesht, kur babi ka kërkuar që të njihet se cili është djali. Por ajo e kalonte gjithnjë me një “mirë, mirë” dhe asgjë. Vajza u bë më e mbyllur dhe nuk e zinte më me gojë këtë muhabet. Mendova se mos janë ndarë. Ndaj këmbëngula ta mësoj të vërtetën. Ajo e pati të vështirë të ma thoshte. Por më në fund më tregoi: Ma unë jam dashuruar me një rom. Kur ma tha sikur më ra pika në kokë. Nuk e prisja. Ne kemi mentalitet fshati dhe nuk i pranojmë gjëra të tilla. “Çfarë na ke bërë”, i thashë.  I kërkova që të rishikonte vendimin e saj. Por ajo më tha e sigurtë: E kam vendos nuk ndahem. U vura në siklet të madh. Si t’ia tregoja burrit. Një natë në darkë ia thashë. Ai u tërbua fare. U përpoqa të qetësoj. Po ishte e pamundur. Një ditë më pas thirri vajzën urgjent në shtëpi. Ajo erdhi dhe pranoi gjithçka. Bashkëshorti i kërkoi që të hiqte dorë. Ajo nuk pranoi. Puna shkoi deri tek kërcënimet. Ultimatumi i burrit ishte: Po qe se shkon me atë mos më hajde në shtëpi. Dhe ashtu ndodhi. Janë mbushur dy vjet që nga koha kur ajo nuk vjen tek ne. Bashkëjeton me atë. Nuk është se jetojnë keq se e ka një biznes. Na thoni si tja bëjmë ne tani. Ta falim vajzën por do na mbysë opinioni këtu tek rrimë. E diskutojmë këtë dilemë çdo ditë. Të ishit ju si do vepronit vallë? Faleminderit

Loading...