Loading...

Frank Zapata ja ka dalë. Pas një tentative të dështuar në 25 korrik, 40-vjeçari nga Marseja, ish kampioni botëror i jet ski, ka arritur të kalojë me fluturim English Channel (Kanlin e La Manshit), me Flyboardin e tij.

’Njeriu fluturues’ është ngjitur në fluturim të dielën në mëngjes nga plazhi i Sangatte, pranë Calais dhe është ulur pas 20 minutash në bregun e St Margaret’s në Cliffes, në Dover. Francezi i kishte premtuar vetes që pas dështimit të korrikut, kur përfundoi në ujë menjëherë pas ngritjes, do të tentonte sërish dhe këtë herë me sukses.

E pajisur me 5 turbina të vogla, Flyboard mund të arrijë shpejtësinë deri 190km/orë.

I vetmi kufi, është koha pas 10 minutash e serbatorit, që Zapata mban në shpinë dhe duhet ta furnizojë, duke manovruar gjithçka me një levë.

Kalimi i La Manshit është bërë i mundur në 23 minuta, pas një ndalese të shkurtër në gjysmë të rrugës, mbi një barkë, për tu furnizuar me karburant.

40-vjeçari është nisur në orën 8:15 minuta të mëngjesit të sotëm nga plazhi Sangatte (Pas-de-Calais), me një zhurmë shurdhuese dhe nën sytë e qindra kureshtarëve, dhjetë ditë pas dështimit të tentativës së parë.

Loading...
Loading...
Loading...