Loading...

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Indi.

Një votues preu gishtin pasi kuptoi se kishte votuar për partinë e gabuar.

Pawan Kumar thotë se votoi gabimisht për partinë në pushtet.

Ai votoi të enjten në shtetin verior të Uttar Pradesh.

Kjo ishte faza e dytë e votimit në zgjedhjet e përgjithshme në Indi.

Videoja e burrit është bërë virale, ndërsa ai dëgjohet duke thënë:

Doja të votoja për elefantin, por votova lulen gabimisht.
Elefanti dhe lulja janë simbole të shfaqura pranë secilit kandidat.

https://joq.al/imagesNew/2019/04/INDIANI.mp4?_=1

Loading...
Loading...
Loading...