Loading...
Policia-holandezeDy shtetas shqiptarë, 31 vjeç dhe 25 vjeç janë arrestuar në Holandë pasi ishin në kërkim për vrasje.

Policia tha se dy shqiptarët u kapën në Roterdam. Ata janë dënuar në Itali me 30 vite burg. Dy te kerkuarit u zbuluan nga qeni i tyre të cilin e kishin nxjerrë shëtitje.

Dy shqiptarët mbanin qenin te pa lidhur dhe një oficer policie iu afrua atyre për t’i pyetur dhe u kërkoi kartat e identitetit. Të dy u largua me shpejtësi dhe policia u vu në ndjekje të tyre, duke i arrestuar.

Nga verifikimet e mëvonshme rezultoi se dy shqiptarët përdornin identitet të rremë rumunë. Ata do të ekstradohen për në Itali.

Loading...
Loading...
Loading...