Loading...

Para 3 ditësh u nda tragjikisht nga jeta pas një aksidenti të tmerrshëm automobilistik, ish-futbollisti spanjoll, Joze Antonio Reyes.

Ai ishte duke lëvizur me një shpejtësi jashtë normave, ndaj ka dalë nga rruga duke humbur kontrollin.

Reyes ishte në moshën 35-vjeçare dhe ishte në fundin e karrierës së tij, ndërsa më parë ishte aktivizuar për ekipe si Arsenali, Sevilla, Atletico Madrid dhe Real Madrid.

Normalsiht, e gjithë bota e futbollit u solidarizua me ndarjen nga jeta të ish-sulmuesit, ndërsa klubi i Real Madrid ka bërë bërë gjestin e madh për djalin e Rejes derisa sa ai të mbushë 18-vjeç.

Djali i Rejes është në moshën 11-vjeçare dhe është pjesë e akademisë së Leganes, por nga sezoni ardhshëm do të bëhet pjesë ‘Los Blancos’, teksa tashmë do të ketë mbështetjen e klubit madrilen për të vazhduar ëndrrën e tij.

Një gjest i madh nga Real Madridi për djaloshin që do të përfaqësojë ngjyrat e këtj, me shpresën për të luajtur edhe ai me madrilenët, si i ati i tij.

Jose Antonio Reyes, Real Madrid (Photo by John Walton – EMPICS/PA Images via Getty Images)

Burimi: The Sun| JOQ Albania

Loading...
loading...
Loading...