Loading...

Esmeralda ishte personazhi i radhës në programin “Dua të të bëj të lumtur”. Ajo kishte ardhur në studio për të surprizuar dy djemtë e saj, Stivens dhe Frensis. Para disa vitesh, Esmeralda kishte humbur bashkëshortin e saj, Besnikun, në një aksident automobilistik. E mbetur e vetme, ajo kishte tentuar disa herë që t’i jepte fund jetës së saj.

Historia e Esmeraldës kishte filluar para shumë vitesh kur ishte njohur me Besnikun, me të cilin ishte martuar dhe kishte emigruar për në Itali. Gjithçka shkonte mirë midis çiftit dhe në jetë kishin ardhur 4 fëmijë. Fatkeqësisht, një ditë bashkëshorti i saj kishte pësuar një aksident, në të cilin kishte humbur jetën. Kjo ngjarje kishte qenë e rëndë si për Esmeraldën, ashtu dhe për fëmijët e saj, por ajo ishte munduar që të ishte e fortë për ta.

Esmeralda kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur”, që t’iu premtonte djemve të saj se do t’i hiqte të zezat dhe se do të përpiqej që ata të ishin të lumtur. “Ju jeni gjithçka për mua dhe ju e dini që unë vetëm për ju po jetoj! Unë ju dua shumë dhe që sot ju premtoj që do t’i heq të zezat” , u shpreh Esmeralda.

Surpriza që programi “Dua të të bëj të lumtur” kishte menduar për dy djemtë, Stivens dhe Frensis, ishte një videomesazh nga ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, i cili iu drejtua djemve me këto fjalë: Do të doja shumë që të isha i pranishëm aty, por duhet që të kuptoni se detyra më e vështirë në jetë është për të bërë rolin e prindit. Ju them që të vazhdoni të punoni shumë dhe të ndihmoni nënën në çdo gjë dhe gjithë kjo sakrificë do iu shpërblehet një ditë!

Loading...
loading...
Loading...