Loading...

Humbi jetën një ditë më parë nga rrëzimi i skelave në Tiranë, qindra qytetarë nga Gramshi ndajnë dhimbjen me familjen dhe shprehin mesazhe ngushëllimi për Ergys Brahimaj, djalit nga ky qytet. Ergys Brahimaj humbi jetën dje bashkë me shokun e tij ndërsa ra nga skela gjatë punës në Tiranë.
Varrimi i 31 vjeçarit do të bëhet nesër (e dielë) ora 11.00.
Ja dedikimi që i bën faqja më e madhe e qytetit Gramsh “Gramshi tek ju”:

HOMAZH PER ERGYS BRAHIMIN

Krejt papritur dhe në moshën më të bukur, u nda nga jeta bashkëqytetari ynë Ergys Shkelqim Brahimi.
Nga sot qytetit tone do t’i mungojë një njeri i urtë, i sjellshëm, fjalëpaktë e punë shumë. Do t’i mungoje një i ri që, për aq sa jetoi, diti të ec guximshëm në rrugën e vështirë të jetès.
Ergysi punoi pa kursyer asgjë, sepse puna ishte virtut i bekuar prej Zotit vet.

U prehtë në paqe shpirti i Ergysit dhe ngushellime prinderve, motrave dhe familjareve te tij!

Lamtumire, shoku yne Ergys!
Varrimi behet neser ne oren 11.00 dt. 18.08.2019.

Loading...
Loading...
Loading...