Loading...

Padyshim që një nga surprizat e finales së Champions League mes Liverpoolit dhe Tottenhamit, ishte episodi i minutës së 25-të.

Një tifoze e quajtur, Kinsey Wolanski u fut në fushë gjysmë e zhveshur duke marrë vëmendjen e gjithë botës.

Në 24 orët e fundit, ajo është kthyer në personazhin më të përfolur mediatik. Së bashku me të dashurin e saj, Vitaly Zdorovetski, ata zotërojnë një faqe për të rritur në internet, që quhet “Vitaly Uncensored”.

Reklamimi i faqes dhe rritja e ndjeksave në profilin e saj kanë qenë padyshim qëllimi kryesor dhe bukuroshja ia ka dalë për mrekulli. Fansat e saj në “Instagram” para finales ishin, ndërsa pas “pushtimit” të fushës numri ka shkuar në 2.2 milionë.

Deri këtu, gjithçka në rregull, por ajo duket se nuk i ka bërë mirë llogaritë. Faqja e saj është bllokuar nga klikimet e shumta dhe ka dalë jashtë përdorimit.

Më mirë të themi një bllokim me dashje nga autoritetet, pasi veprimi i Kinseyt mund të krijojë një precedent të rrezikshëm. Gjetja e saj vlen, por është kundër rregullave.

Vajza të tjera mund të ndjekin rrugën e saj për të rritur numrin e fansave, kështu që autoritet e rrjeteve sociale kanë bllokuar gjithçka. Si duket, ajo tashmë duhet të mendojë diçka tjetër…

Loading...
Loading...
Loading...