Loading...

Nga Shkëlzen Henkoja

Gramshi tërheq vëmendjen dhe bëhet pjesë e projekteve turistike tashmë në nivel rajonal.
Prej dy ditësh në ambientet e pallatit të kulturës së këtij qyteti u zhvillua takimi i bashkëpunimit mes dy rajoneve, Pollogut të Maqedonisë së Veriut dhe Bashkisë Gramsh. Projekti i financuar nga BE i quajtur STEP ka për qëllim promovimin e vlerave turistike për të dy rajonet.
Në qarkun e Elbasanit u përzgjodh bashkia Gramsh pasi shquhet për bukuritë e rralla natyrore dhe monumenteve historike. Në paketat turistike përfshihen resurse të tilla si Ujëvara e Sotirës, Kanioni i Holtës, Liqenet e Lukovës, Shpella e Kabashit si dhe 16 kalatë antike.
Projekti, i mbështetur edhe nga Ministria e Turizmit, do të vazhdojë për 27 muaj deri në mars të vitit 2020.
Në këtë projekt përfshihen edhe krijimi i rrjetit STEP, identitetet turistike, shkëmbimi i eksperiencave mes dy rajoneve etj. Në këtë projekt janë të punësuar 140 persona.
Gjithashtu do të krijohet edhe platforma dixhitale ku do të prezantohen paketat turistike.
Për këtë event folën Florend Barjami Koordinator pranë Rajonit të Shërbimeve Turistike të Pollogut dhe Xhevit Dermyshi Drejtor i Menaxhimit të Turizmit në Qarkun Elbasan. Infoelbasani.al

Loading...
Loading...
Loading...