Loading...

Roland Xhepexhiu nga Cërrikut,i dënuar me burgim të përjetshëm për një ngjarje të rëndë kriminale në vitin ‘97 është futur në grevë urie në burgun e Peqinit.
Sipas vetë dëshmive të Xhepexhiut, ai ka 19 ditë që refuzon që të marrë ushqim, kryesisht vaktin e mëngjesit dhe të darkës në shenjë revolte ndaj Drejtorisë së Burgjeve.
Kjo e fundit nuk ka pranuar kërkesën e bërë nga i burgosuri për takime speciale më të zgjatura, pasi nuk ka plotësuar dokumentet që kërkohen. Gjithashtu ai ka pretendime edhe për cilësinë e ushqimit.
Kjo ka sjellë zemërim tek i dënuari që ka marrë vendimin për të mos konsumuar dy vaktet e ofruara nga burgu.
Ai ka bërë me dije se ka njoftuar Drejtorinë e Burgut Peqin, Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, e madje edhe Ministrinë, por askush nuk e ka dëgjuar.
Nga ana tjetër, drejtori i burgut të Peqinit ka bërë të ditur se nuk ka asnjë të dënuar që ka hyrë në grevë urie.
Roland Xhepexhiu ndodhet në burg për atë që njihet si masakra e Cërrikut, ngjarje e majit të vitit 1997, ku humbën jetën 6 punonjës të Forcave Speciale.

Loading...
Loading...
Loading...