Loading...

Shoqja e ngushtë e Noa Pothoven ka folur në media dhe ka treguar momentin e ndarjes nga 17-vjeçarja. Ajo thotë se është më mirë në këtë mënyrë.

E reja kishte kohë që dëshironte të vdiste, pasi ishte prekur nga gjendja e depresioni, pasi ishte përdhunuar disa herë.

Noa, nga Arnhem, Holandë, kërkoi ndihmë zyrtarisht për t’i dhënë fund jetës së saj në klinikë shtetërore. Mjekët refuzuan të kryenin eutanazinë mbi të, për shkak se ishte në moshë shumë të re.

Megjithatë, doktorët e lejuan që të vdiste në mënyrë natyrale, në një shtrat spitali në shtëpinë e prindëve të saj, ku vajza për disa ditë me radhë refuzoi udhqimin dhe ujin, deri sa ndërroi jetë ditën e diel. Prindërit ishin pranë saj në momentin kur dha shpirt.

Joyce Scholten, shoqja e saj më e ngushtë, në një postim në Instagram, shkroi:

Do të më mungosh shumë, por është më mirë kështu. Të dua me gjithë zemër. Paç një udhëtim të mbarë Noa!”
Joyce ishte ndër të paktët miq që vajzës i ngelën, pasi ajo nisi të shtrohej në psikiatri dhe klinika të ndryshme, ku e trajtonin kundër mendimeve për të lënduar veten dhe për të bërë vetvasje.

Burimi: DailyMail | JOQ Albania

Loading...
loading...
Loading...