Loading...

Mbrëmjen e së martës në qytetin e Peqinit është njoftuar diçka e pazakontë në lidhje me grabitjet që janë kthyer në të zakonshme tashmë në vend.

Një 76-vjeçar raportohet të jetë paralizuar në banesën e tij përmes një lëngu dhe më pas i është vjedhur banesa.

Gjithçka ka ndodhur në lagjen “Xhami” të qytetit të Peqinit.

Sipas Skënder Zeqirit, një çift bashkëshortësh rreth të 50-tave, kanë trokitur në derën e shtëpisë së tij dhe me mirësjellje kanë kërkuar që zonja të shkoje në tualet.

76-vjeçari i ka hapur derën e shtëpisë duke i futur brenda. Pasi hynë në banesën e tij, çifti i ka ofruar Zeqirit një pije freskuese e cila përmbante lëndë që të paralizonin kujtesën dhe të bënin të pafuqishëm për të lëvizur. Me të paralizuar 76-vjeçarin, çifti i hajdutëve kanë kontrolluar gjithë shtëpinë duke marrë bizhuteri dhe sende me vlerë, si dhe një shumë prej 60 mijë eurosh të cilat ishin fituar nga biznesi i Zeqirit si tregtar. Zeqiri ka kërkuar të bëjë rezistencë por është lidhur nga autorët.

Pasi grabitja ka përfunduar dhe Zeqiri ka marrë veten, ka lajmëruar fqinjët për t’i ardhur në ndihmë dhe më pas ka njoftuar policinë.

Loading...
Loading...
Loading...