Loading...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Milanos në Itali. Mediat italiane raportojnë se një 13-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri.

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 22.40 të mbrëmjes së të dielës në banesën ku ai jetonte me nënën e tij.

Ka qenë i fejuari i nënës së tij, ai që ka plagosur të miturin shqiptar me me një pistoletë të tipit Berretta 98, në krahun e djathtë.

Bëhet e ditur se 45-vjeçari, Angelo Di Matte ka hyrë në banesë në gjendje të dehur e ka nisur një grindje të dhunshme me të fejuarën e tij, një shtetase shqiptare 51-vjeç.

13-vjeçari i ka dalë në mbrojtje nënës së tij dhe kështu, ai ka përfunduar i plagosur. Pasi italiani ka qëlluar nënë e bir janë larguar nga banesa, duke kërkuar ndihmë në rrugë.

Nëna e tij ka thënë:

I thosha rri larg, por ai më afrohej, i kisha kërkuar disa herë me të mirë të largohej nga shtëpia ime, të ndaheshim por ai nuk pranonte. Tani uroj të kalbet në burg, ai që qëlloi ndaj djalit tim, një fëmijë 13-vjeçar. Punon dhe si roje sigurie, si mundet? E kam ndihmuar shumë herë dhe ai çfarë bën, vjen e qëllon në shtëpinë time djalin tim.”

Loading...
Loading...
Loading...