Loading...

Para disa muajsh, këngëtari i njohur Endri Prifti u ndalua nga policia pasi po drejtonte makinën nën ndikimin e alkoolit. Për këtë arsye, iu bllokua patenta për gjashtë muaj dhe mori dy gjoba. Këtë histori e zbuloi për “Why Not” më 26 maj.

Në një letër drejtuar Presidentit dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Endri shprehet i zemëruar me punonjësit e shtetit.

“Edhe per patenten qe me moren para 6 muajsh , e gjeta komisarin tuaj dhe nje ish serisht te byrose tuaj te cilet udhehiqen nga shalet e nje prostitute . Pra qeveria mer urdhra nga prostituta per te ndaluar terorisht nje artist ne rruge . Ju letem merni masa per keto situata te turpshme ne vendin tone te bukur dhe ne popullin tone te pafajshem”, shkruajti këngëtari.

Ndërsa pjesën tjetër të shkrimit ia dedikoi lojërave të fatit, këngëtarëve që nuk i njeh askush, duke kërkuar publikisht që të merren masa për këto raste.

Shkrimi i plotë i Endri Priftit

“President @ilirmeta.faqjazyrtare Z Kryeminister @edirama . Kam disa vite qe po luftoj me krimin e prostitucionin i vetem, nuk me eshte vene veshi nga qeveria . Tashme eshte alarmante situata . Nqs juve nuk ju dhimsen femijet tane , mua me dhimsen femijet tuaj e te gjithe popullit tone . Ju flas ne emer te popullit Shqiptar . Duhen ndaluar urgjentisht kanalet erotike gjate dites . Qe te shkojme drejt Europes duhet te ndjekim dhe rrugen e Europes . Ne asnje vend te Europes apo te botes nuk lejohen gjate dites keto kanale . Vendi jone eshte kthyer ne nje industri furnizuse per gjith perendimin me video te tilla , te cilat suportohen kryesisht nga tv tona dhe mbrohen nga vete situata aktuale . Te shkosh ne banga , jane me shume femra ne rradhe , marin leket e youtube nga keto produkte te paleje . Vendi jone ka mijera kengetare qe si njeh askush , vetem per te justifikuar leket e youtube . Ndaluat kompjuterat apo lloto bastet . Para nje jave , duke ditur adrenalinen time mbas koncerteve , nje grup shokesh shkojme ne nje lokal dhe aty kishte lojera fati te cilat juve i ndaluat . Me moren per 2 dite 15 mil kesh tek ky lokal ne nje zone nga pazari ri dhe nuk ju mjaftoi kjo , por me futen ne celular edhe 30mije€ baste sportive . Mi futen pike me kompjuter , tani duan leket kesh . Kjo eshte e paligjshme , e padrejte , kane vite te tera qe meren me mua me te njejten menyre . Jane te njejtet , jane te lidhura zinxhir te gjitha , krimi , prostitucioni , bixhozi etj te cilat mbrohen nga vete adminstrata juaj . Juve kete mbase nuk e dini por kshu eshte e verteta . Edhe per patenten qe me moren para 6 muajsh , e gjeta komisarin tuaj dhe nje ish serisht te byrose tuaj te cilet udhehiqen nga shalet e nje prostitute . Pra qeveria mer urdhra nga prostituta per te ndaluar terorisht nje artist ne rruge . Ju letem merni masa per keto situata te turpshme ne vendin tone te bukur dhe ne popullin tone te pafajshem . Ju falenderoj dhe ju uroj te kini shendet e te beni sa me shume per Shqiperine tone te bukur.

Loading...
Loading...
Loading...