Loading...
Loading...

 

Kuvendi mbajti sot seancë të jashtëzakonshme ku votoi shkarkimin e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm. Ndërsa siç ishte paralajmëruar kryeministri Edi Rama ishte mjaft i ashpër gjatë fjalës së tij sot në foltore.

Rama hodhi akuza dhe mesazhe të koduara drejt presidentit Ilir Meta, ndërsa paralajmëroi edhe shkarkimim e tij.  Që në daljen e tij në foltore Rama tha ‘kemi një problem me presidentin e Republikës’, duke theksuar se kjo ishte erdhe arsyeja e mbledhje së tyre sot në Kuvend.

Përmes këtij artikulli Neësbomb.al sjell disa nga momentet kyçe kur Rama ‘bombardoi’ Metën:

“Qysh prej të shtunës mbrëma ne kemi një problem me presidentin e Republikës ose më saktë një problem i krijuar nga presidenti i Republikës. Na ka mbledhur sot këtu.” (Problemi)

“Kushtetua i ka të përcaktuara një për një e zeza mbi të bardhë të 12 kompetencat e presidentit, ndër to nuk figuron gjëkundi komptenca e refuzimit të kryeministrit dhe po ashtu të ministrave. Është pak po e sigurtë se nëse do ekzistonte një e tillë ka diskutim që paraardhësi i Ilir Metës nuk do e kishte lënë pa e zbuluar.” (Citon kushtetutën)

“Sigurisht, me respekt Ilir Meta, keqkuptimi është që unë nuk i kam propozuar një kandidat për ministër unë i kam cuar dekretin për një ministër, jo për një kandidat”, tha Rama nga Kuvendi në përgjigje të Metës.” (Keqkuptimi)

“Për Sandër Lleshin janë kërkuar letra si në asnjë rast tjetër më parë, në adresa që as që mendoheshin dhe merreshin me mend. Dikush mund të pyesë jo pa të drejtë, se mos po e shqetëson kjo pastërtia e tejskajshme e Sandër Lleshajt, ajo që e shqetëson Ilir Metën. Mendja ime më thotë se jo.” (Letra)

“Nuk e kuptoj pse për gjeneral Sandër Lleshin u kërkuan letra për pastërtinë e figurës si për asnjë ministër tjetër. Falenderoj Presidentin për hulumtimet tejet skrupuloz të postierit të Presidentit. Mos është një pastërti kaq skënderbegase që e shqetëson Ilir Metën? Mua s’ma merr mendja.” (Hulumtimet)

“Më informuan sot që përmes një gazetari nga një klub mediatik, mbrëmë shefi i kabinetit të presidentit paska hedhur me SMS dorashkën presidenciale për t’iu drejtuar grupit tonë parlamentar me dyer të mbyllura për të rrëfyer arsyen e vërtetë të dekretimit që mos o zot mosqoftë ajo që unë dëgjoj, mirë së të vijë z.President dhe të na rrëfejë me dyer të mbyllura, të hapura, vetëm me ne apo me gjysmën e familjes sonë politike këtu në parlament gjithçka që e ka mbajtur përbrenda me shumë gjasë pa arritur as të ma thotë mua në sy. Gjithçka mund ta përballoj, po një president qesharak nuk e përballoj dot.” (Zbulimi i Ramës)

“Unë vetë nuk e kam humbur besimin se Presidenti i Republikës nuk e ka thënë akoma fjalën e fundit, ndonëse afati ka skaduar. Ashtu siç nuk e kisha humbur besimin se do dekretohej Helidon Bendo. Uroj me gjihë zemër që e gjitha kjo të mos bëhet me ndonjë qëllim që shkon përtej dekretit për gjeneral Sandër Lleshin. Këtë ia thashë edhe presidentit, por koha mos e sjellë që ta ndajë me shqiptarët.” (Çfarë pritet)

“Koha më ka mësuar që të mos e them fjalën e fundit të parën. Ne sot do të vendosim shkarkimin e Fatmir Xhafajt të cilin e falenderoj, do të vendosimpër t’i dhënë dhe pak ditë kohë presidentit që të mendojë edhe njëherë vendimin e tij. Ne do t’i japim edhe disa ditë kohë presidentit që të bluajë në mendjen e tij vendimin që mori.” (I jep kohë, paralajmëron shkarkimin)

Loading...