Loading...

Një gjyshe është ‘xhindosur’ keq pasi nipit të saj i kishin thënë në shkollë që ‘t’i priste flokët ose të vishte fustan’.

Randi Woodley, e cila është kujdestarja ligjore e 4-vjeçarit Michael Trimble thote se një ditë e thirrën në shkollën ku djali shkon për të diskutuar modelin e tij ‘shpërqëndrues’ të flokëve.

Duke folur për mediat, Woodley tha se drejtoresha e shkollës i kishte thënë:

Ose prija flokët, lidhja apo bëja gërshet ose vishi nipit një fustan dhe dërgoje në shkollë.”
Në një postim që ajo bëri në llogarinë e saj në Facebook, gjyshja sqaroi se nuk ka në plan që t’ia presë Michael-it të vogël flokët. Woodley shtoi më tej se mbeti shumë e habitur nga fakti se flokët e nipit të saj konsideroheshin si ‘shpërqendrim’.

Ajo shkruante në postimin e saj:

Mbeta e habitur nga fjala shpërqendrim. Duke mbajtur parasysh se është flok natyral, i pa lyer dhe i pa zgjatur në mënyrë artificiale.”
Postimi i gjyshes së shqetësuar ka marrë një mbështetje të madhe nga prindër të tjerë dhe është shpërndarë mbi 100 herë.

Loading...
Loading...
Loading...