Loading...

 

Arrest me burg është masa e dhënë për gjyqtarin e rrethit të Fierit, Roland Hysi, i cili i kërkonte ryshfet dhe marrëdhënie seksuale një nënë të divorcuar, në këmbim të dhënies së kujdestarisë së fëmijës së saj, si dhe e njëjta masë është dhënë edhe për psikologen Elona Meçani, e cila luante rolin e sekseres.

Drejtoria Hetimore Qendrore në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Tiranë, pasi kryen ekzekutimet e vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, kanë vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” 50 vjeçarin Hysi, banues në Tiranë, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier, si dhe për 28 vjeçaren Meçani, banuese në Fier, me detyrë psikologe, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtesisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjishëm të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ata ndodhen të ndaluar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Videoskandali u bë publik dje nga emisioni investigativ “Stop”.

Loading...
Loading...
Loading...