Loading...

Fëmijët e çiftit famëkeq David dhe Louise Turpin kanë deklaruar se , pavarësisht të gjithave, ata i kanë falur.

Ata kanë deklaruar se i kanë falur prindërit edhe pse ata i torturuan dhe i ngordhën për të ngrënë për vite me radhë.

Fëmijët thanë në gjykatë se kane vuajtur dhe janë torturuar, por gjithsesi vazhdojnë t’i duan, madje shumë.

David dhe Louise Turpin nga Kalifornia u dënuan të dy me burgim të përjetshëm pasi prej vitesh ushtronin dhunë mbi 13 fëmijët e tyre.

Ata u arrestuan në janar të vitit 2018, kur vajza e tyre 17-vjeçare arriti të arratisej nga shtëpia në Perris dhe të njoftonte policinë.

Të dy prindërit e pranuan se kanë ushtruar dhunë dhe tortura mbi 13 fëmijët e tyre për të paktën 9 vite.

Një prej djemve tha në gjykatë:

I dua të dy prindërit e mi, madje shumë. Edhe pse ajo mund të mos ketë qenë mënyra më e mirë për të na rritur, unë jam i kënaqur që ata vepruan ashtu, pasi ajo eksperiencë më bëri ky që jam sot.
Një tjetër nga djemtë rrëfeu:

Nuk mund ta përshkruaj me fjalë çfarë kemi kaluar. Ndonjëherë shoh makthe sikur vëllezërit e motrat e mi janë duke i lidhur apo rrahur. Por, kjo i përket të shkuarës. Unë i dua prindërit dhe i fal për shumë nga gjërat që na kanë bërë.”
Fëmijët e dhunuar ishin të moshës nga dy deri në 29-vjeç kur u gjetën nga policia të dhunuar dhe të keq ushqyer.

Disa prej tyre i mbanin të lidhur pas krevatit disa me pranga, disa nuk lejoheshin të bënin dush më shumë se një herë në vit dhe as të përdornin tualetin.

loading...
Loading...
Loading...