Loading...

SHÇBA arrestoi mbrëmjen e sotme një oficer policie në Korçë, që më parë kishte punuar si Oficer i Policisë Gjyqësore ne Prokurorinë e Korçës.

Arrestimi i tij u bë pas një denoncimi të një riu në emisionin ‘Stop’ në Tv Klan, i cili akuzonte oficerin e Policisë së gjatë arrestimit i kishte marrë sendet personale, dhe nuk i kthente një telefon të tipit ‘Samsung’ edhe pse kishte një urdhër nga Prokuroria për tia kthyer.

Nën/komisari i Policisë i arrestuar është Edion Stena, 39 vjeç.

I riu ishte arrestuar për kalim të paligjshëm të kufirit, por sendet e bllokuara nga polici ky i fundit nuk ia kthente

‘Me arrestimin e oficerit të Policisë u bë i mundur edhe sekuestrimi i telefonit që i përkiste një shtetasi të arrestuar’, sqaron policia.

Ergis Zenelak nga Devolli ishte arrestuat në vitin 2017 për kalim të paligjshëm të kufirit.

Gjatë ndalimit atij i ishin sekuestruar edhe tre telefona, një ‘Alcatel’, një ‘Nokia dhe një telefon inteligjent ‘Samsung’

Në momentin që ka kryer dënimin, Prokuroria ka urdhëruar kthimin e tyre.

I riu thotë se për kthimin e tyre ishte ngarkuar oficeri Edjon Stela, i cili i kishte kthyer dy telefonat e thjeshtë por jo atë Samsung. I riu tha se oficeri e kishte zvarritur duke i thënë se materialet janë në Tiranë.

loading...
Loading...
Loading...