Loading...

Mbrëmjen e djeshme qyteti i vogël i Librazhdit u trondit nga një ngjarje e rëndë. Kujtojmë këtu se një burrë i mori jetën gruas së tij dhe më pas i dha fund edhe jetës së tij.

Ai u hodh nga kati i katërt i pallatit. Gruaja quhej Lule Gjokola dhe ishte vetëm 49 vjeçe, kurse burri i saj që i mori jetën quhej Daut. Ai ishte 53 vjeç.

Dy fëmijët e çiftit nuk ishin të pranishëm kur ndodhi ngjarja e rëndë. Kurse gjatë pasdites së sotme është mësuar se djali i çiftit është sjellë në QSUT.

Po ashtu e ditur bëhet se ai është në gjendje të rëndë psikologjike dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia ka dyshime të forta se burri i mori jetën gruas për motive xhelozie. Ende është duke u hetuar për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Loading...
Loading...
Loading...