Loading...

Gadishulli i Ballkanit është në ifluencën e masave ajrore të nxehta me origjinë nga kontinenti Afrikan i cili do të sjellë temperatura të larta në territorin e Shqipërisë.

Moti do të jetë me kthjellime dhe prani të vranësirave të pakta në juglindje të vendit .

Sipas IGJEUM, ekziston mundësia (ndonëse shumë e vogël) që në zona shumë të kufizuara të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre në Lindje gjatë pasditeve.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 19 / 31 °C
në vendet e ulëta: 18 / 33 °C
në vendet malore: 13 / 29 °C

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare.

Loading...
loading...
Loading...