Loading...

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i ftuar në Ora News tha gjatë mbrëmjes së djeshme e vetmja zgjidhje për tejkalimin e krizës politike janë zgjedhjet e lira.

Boçi tha më tej se plani 5-pikësh i opozitës është në funksion të zgjidhjes.

‘Një krizë politike në një demokraci funksionale zgjidhet përmes zgjedhjeve të reja politike. Zgjedhjet politike nuk kushtëzohen nga data fikse si kërkon ta interpetojë Rama, vite fikse apo kohëzgjatje fikse, por varen nga respektimi i vullnetit të qytetarëve dhe nga grisja e kontratës me qytetarët, matet nga suksesi dhe dështimi i një qeverisje. Meqenëse qeverisja ka dështuar në të gjitha planet e saj, kjo do të thotë që patjetër kërkohet një zgjidhje politike.Zgjedhjet nuk janë blasfemi as mallkimi i demokracisë por janë bekim i demokracisë. Zgjedhjet janë çelësi i artë i zgjidhjes së krizave të vazhdueshme.Platforma e PD këtë synon.’

Boçi tha më tej se nëse mazhoranca refuzon këtë platformë, opozita ka gati dhe planin B.

‘Opozita nuk synon vetëm një rrugëdalje. Ne nuk e kemi dorëzuar protestën si opsion, mbetet aty. Dhe në rast se mazhoranca nuk reflekton dëshirën e qytetarëve, nuk ka vullnet për zgjidhjen e krizës, nuk respekton kushtet e faktorit ndërkombëtar atëherë dhe mënyra e reagimit të opozitës do të njohë përshkallëzime.’

Loading...
Loading...
Loading...