Loading...

Një i ri, i cili, me sa duket, ka në pronësi një automjet super luksoz, siç është kjo Lamborghini e bukur, ka shëtitur gjatë gjithë ditës së djeshme nëpër Tiranë.

Siç mësohet, ai ka udhëtuar cep më cep të qytetit dhe në të gjitha rastet ka parkuar në mënyrë të gabuar.

Në foton që është bërë virale në rrjet, i riu vihte re teksa ka parkuar në vendparkimin e taksive, pa u shqetësuar shumë se ishte duke shkekur ligjin.

Policia i ka bllokuar mjetin, i cili duket të jetë me targa gjermane, si dhe e ka gjobitur.

Teksa nuk është bërë e ditur vlera e gjobës, ajo që vihet re shpesh herë në verë, në Shqipëri, emigrantë të shumtë gjobiten teksa thyejnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Ata shpesh udhëtojnë me shpejtësi tej normës së lejuar si dhe parkojnë ku ta kenë më mbarë, duke u bërë kështu objekt i gjobave nga policia.

Loading...
Loading...
Loading...