Loading...

Një djalë i moshës 24 vjeçare është gjetur pa jetë brenda një makine të parkuar në San Donà di Piave në Itali.

Viktima është shqiptar, i cili jetonte në Pordenonese. Sipas mediave italiane, të cilat u referohen karabinierëve, vdekja mund të jetë shkaktuar nga overdoza.

Shqiptari është viktima e radhës në Venenziano, i cili është shndërruar në kryeqytetin e vdekjes nga droga, në Itali.

Gjithsesi, do të duhet të pritet deri në daljen e autopsisë mbi trupin e viktimës, për të thënë me siguri se cilat janë shkaqet e vdekjes.

Pasi kanë hetuar se cili mund të ketë qenë shitësi i mundshëm i lëndës narkotike, karabinierët kanë bërë një kontroll të imtësishëm në zonën rreth stacionit të trenit, ku qëndrojnë zakonisht shpërndarësit e drogës.

Gjatë kontrollit karabinierët kanë vënë re sjelljen e dyshimtë të një djali, i cili përdorte herë pas here telefonin dhe shikonte rreth e rrotull tepër i tensionuar.

Ai është shoqëruar në kazermë, ku pasi i është bërë kontrolli, i është gjetur një sasi prej 20 gramësh heroinë.

Burimi: VeneziaToday/Veneziadiario|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

Loading...
Loading...
Loading...