Loading...

Bebe Rexha është një prej këngëtareve më të njohura dhe më të suksesshme. Së fundmi këngëtarja ka qenë në qendër të kritikave për peshën e saj.

Kujtojmë këtu se disa kohë më parë se Bebe tregoi se ishe duke vuajtur nga një sëmundje e rëndë dhe se po merrte mjekim për këtë gjë.

Shumë prej ndjekësve të saj e kanë cilësuar këngëtaren si shumë të shëndoshë.

Pas këtyre fjalëve këngëtarja ka bërë disa postime, ku ka treguar se sa të vështirë e ka të humbasë peshë.

Po ashtu këngëtarja ka shkruar se vuan nga depresioni dhe se ilaçet që ajo merr e bëjnë të shtojë në peshë.

Ajo ka shkruar:

Humbja e peshës është një k*rvë. Më pëlqen të ha dhe nuk do ta mohoj këtë. Por, ju nuk i dini historitë e të gjithëve. Të kaluarën e njerëzve, varësitë e tyre, marrin apo jo ilaçe që i bëjnë të shtojnë në peshë. Depresioni! Prandaj unë përpiqem të mos i gjykoj të tjerët. Por ,kjo më lëndon ndjenjat, sepse unë kam marrë shumë peshë, por e kam shumë e vështirë ta humbas. Pesha ka qenë diçka e vështirë për mua, që kur kam qenë vajzë e vogël. Por është një rrugë e gjatë dhe unë nuk do të fshihem pas një guri vetëm sepse kam fituar peshë. Unë do të stërvitem, do të kem ditë të mira dhe ditë të këqija.’’

Loading...
Loading...
Loading...