Loading...

Dërgesat e emigrantëve shqiptarë tek të afërmit e tyre në Shqipëri, nuk duhet të jenë objekt hetimi dhe dyshimi nga ana e Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave. Sugjerimi, është bërë nga Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, sipas të cilit, nëse transfertat bëhen nëpërmjet bankave të certifikuara, nuk kanë nevojë të hetohen. “Dërgesat e emigrantëve apo të individëve që merren nga bankat e bardha, në Bashkimin Evropian ose në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose në listën e bardhë të bankave, pra që janë banka të certifikuara, që janë imune ndaj pastrimit të parasë, nuk kanë nevojë në sugjerimin tim që kur këto dërgesa vijnë nga këto banka të futet në një proces të ri të verifikimit të dërguesit dhe të verifikimit të marrësit, deri ku shkohet edhe për ndjekje penale.”- tha Ahmetaj.

Ndërsa mori shembullin e një gruaje në moshë, që ishte vënë nën hetim për vetëm 50 paund. “Drejtori i njërës nga bankat më të mëdha të vendit të nivelit të dytë, na solli një shembull kur drejtoria e parandalimit të pastrimit të parave, kishte proceduar një grua diku rreth 67 vjeç e kishte çuar dhe në prokurori për 50 paund.”- u shpreh Ahmetaj. Një numër i konsiderue-shëm qytetarësh shqiptarë marrin dërgesa të rregullta nga familjarë të tyre që jetojnë dhe punojnë jashtë kufijve.

Loading...
loading...
Loading...