Loading...

Almira Voka është emri i gruas 49-vjeçare nga Peshkopia, e cila ai ka dalë të përballojë çdo sfidë që i ka sjellë jetë.

Ajo arriti t’ia dilte të mbante veten dhe familjen e saj duke bërë para nga shitja e jufkave dibrane. Sot shtëpia e saj dy katëshe në fshatin Vakuf, pak kilometra larg Peshkopisë shumë shpejt do të jetë një bujtinë.

Ajo ka rritur e vetme tre fëmijë. 15 vite më parë bashkëshorti i saj ndërroi jetë dhe ajo mbeti e vetme me tre fëmijët e saj pa asnjë të ardhur.

E ve pa punë dhe pa pasur as arsim dhe zanat, ajo shkoi të kërkonte ndihmë tek “Argitra-Vizion”, organizata e cila që punon fort për të fuqizuar gratë e zonës së Dibrës e në këto 20 vite të ekzistencës së saj ka punuar me mbi 8 mijë vajza e gra. Në një rrëfim për revistën ‘’Bitchmagazine’’, ajo ka treguar se sa shumë vështirësi ka kaluar në jetë.


49-vjeçarja tregon:

Kur më vdiq burri shkova takova Bukurien, dhe i kërkova të më gjente punë se do ushqesha kalamajtë. E kshu, fillova tu bo jufka. Mentaliteti ishte shumë i keq. Më kishte vdek burri, e po dilja në treg me shit jufka, se gruaja që i ka vdek burri duhet me nejt në shpi. Kur dilja në treg në fillim veja çantën përpara ftyrës se më vinte turp që të mos shifnin se isha gru pa burrë. Në fillim njerëzit as e merrnin vesh çfarë ishin jufkat. Ne na vinte dhe turp se njerëzit flitshin “pse ka dalë kjo në treg” ose “ka ik anej knej” ndërsa unë shkosha me kërku për etiketa e ambalazhime. Ma të vështirat kemi hek në fillim. Me jufka e ndërtova edhe këtë shpi, por pas do kohësh m’u dogj komplet se kur ka vdek burri kam pas vetëm këtë dhomë. Mbasi u dogj e rindërtova prapë, me pak ndihmë edhe nga shteti. Ndërkohë unë kam ba edhe fli me saç, sheqerpare, komposto , reçel…nga të gjitha.. Ma di shpirti si i kam rrit ata fëmi. Zot fale Argitran që na ka ndihmu edhe na kanë zhvilluar pak nga trutë dhe nga mentaliteti, nëpërmjet trajnimeve që na kanë çu. Sot asht ma mirë, ma ndryshe. Jemi zhvillu goxha për Zotin.’’
Sot ajo ka arritur t’ia dalë falë forcës së saj dhe faktit që nuk u dorëzuar kurrë, para asnjë lloj vështirësie.

E si përfundim mund të thuhet se kjo grua është një burim frymëzimi dhe një shembull për t’u ndjekur nga gratë dhe vajzat në Shqipëri.

Loading...
loading...
Loading...