Loading...

Policia ka arrestuar nje shtetas te shpallur ne kerkim per vendosje eksplozive, se paku ne dy ngjarje ne Elbasan.

Arrestimi i A. S., 42 vjeç, banues në Tiranë eshte bere ne Vlore, ne kuader te operacionit policor te koduar “Eksplozivi”.

“42 vjeçari ka qenë i shpallur në kërkim, pasi në maj të vitit 2017 në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se kanë vendosur eksploziv poshtë një automjeti, si dhe në derën e një diskoje në Elbasan”- njofton policia.

NJOFTIMI

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim, si i dyshuar për ngjarje me eksploziv, të ndodhura në vitin 2017 në Elbasan.

Në vijim të punës intensive për kapjen e personave në kërkim, shërbimet e Policisë së Vlorës në bashkëpunim me Policinë e Elbasanit, bazuar në informacione në rrugë operative, në kuadër të operacionit “Eksplozivi”, në rrugën “Janaq Kilica”, kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim A. S., 42 vjeç, banues në Tiranë.

42 vjeçari ka qenë i shpallur në kërkim, pasi në maj të vitit 2017 në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se kanë vendosur eksploziv poshtë një automjeti, si dhe në derën e një diskoje në Elbasan.

Ndaj këtij shtetasi, i cili kohët e fundit fshihej në Vlorë, Gjykata e Apelit Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Shkatërrim prone me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Loading...
Loading...
Loading...