Loading...

Jonida Maliqi këndoi e dyta në radhë në natën finale të Festivalit Evropian të Këngës në Tel Aviv të Izraelit.

Me këngën “Ktheju Tokës” të kënduar në shqip këngëtarja i vuri edhe një herë “flakën” skenës me interpretimin e saj.

Faqja zyrtare e “Eurovision”-it në Facebook publikoi disa sekuenca të interpretimit.

Bashkë me videon, në postim shkruhej:

Jonida Maliqi na ofroi të gjithë ndjeshmërinë e saj.”
Gjithsesi, sipas BBC, asnjë vend që ka kënduar i dyti në natën finale të “Eurovision”-it nuk ia ka dalë mbanë të fitojë kompeticionin.

Neil Smith, reporterit i BBC nga Tel Avivi shprehet:

Ky është një lajm i keq për Jonida Maliqin e Shqipërisë, kënga vajtuese e së cilës, vështirë se do të trondisë dikë sa për ta votuar në mënyrë të konsiderueshme. Jonida i dha asaj fuqi dhe shqiponja gjigante ishte diçka e gjetur, por kjo nuk duket të jetë kënga që do t’i japë fund shterpësisë 15-vjeçare të Shqipërisë.’’
Por, nuk ka qenë aspak i tillë reagimi i mediave serbe. Këto media e kanë cilësuar si provokim simbolin e shqiponjës që Jonida bëri me duar.

Në mediat serbe u shkrua:

Provokimi nga përfaqësuesja e Shqipërisë: As në Eurovision nuk shkojnë pa e bërë shqiponjën me dy koka.’’
Sipas mediave këngëtarja shqiptare e ka bërë simbolin e shqiponjës, pak para fillimit të këngës nga përfaqësuesja e Serbisë.

Loading...
loading...
Loading...