Loading...

Gjatë mëngjesit të sotëm, Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku është takuar me kryeministrin Edi Rama.

Kujtojmë këtu se Marku dhe Rama janë takuar rreth orës 9:00 të mëngjesit. E ditur bëhet se kryeministri i ka i kërkuar Arta Markut që hetimi i protestës së opozitës së bashkuar t’i kalojë Krimeve të Rënda.

Po ashtu e ditur bëhet se Marku nuk e ka pranuar kërkesën e kryeministrit të vendit.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se Marku nuk e ka pranuar këtë kërkesë, pasi ajo tejkalon çdo kompetencë ligjore.

Gjithashtu e ditur bëhet edhe se Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku vazhdon të jetë në zyrën e Kryeministrit, Edi Rama.

Loading...
Loading...
Loading...