Loading...

Një i dënuar në burgun e Korçës gëlltiti 22 doza hashash për ti futur brenda ambienteve të këtij institucioni. Ai kishte qenë me leje, por ka mbledhur me qese 22 doza kanabis dhe i ka gëlltitur nga goja me mendimin se atje nuk kishin për tia zbuluar kurrë.
Mirpo del huq. Nga një kontroll i ushtruar me skaner ka rezultuar se në stomak ndodheshin të fshehura 22 doza me kanabis.
I dënuari L.B është ndaluar menjëherë dhe është dërguar për në spital.
Por si hiqet droga në të tilla raste?
Ekzistojnë tre mënyra për ta nxjerrë atë nga stomaku.
Mënyra me operacion.
Mënyra duke provokuar të vjella.
Dhe mënyra anale me anë të jashtëqitjes.
Në rastin në fjalë është përjashtuar mënyra operatore. Nxjerrja e drogës prej stomakut është bërë me anë të provokimit të vjelljes.
Por i pështirë mbetet fakti se si do ta nxirrte i dënuari atë dhe do ta përdorte vetë më pas nëse nuk e kapte policia?!

Loading...
loading...
Loading...