Loading...

Gramsh

I zë pritë punonjësit të policisë që e kishte shoqëruar në Komisariat një natë më parë, por vihet në pranga bashkë me shokun e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

E.Sh., 25 vjeç, dhe K.B., 24 vjeç, tê dy banues në Gramsh.

25 vjeçari ishte shoqëruar një natë më parë në ambientet e Komisariatit të Policisë pasi ishte konfliktuar me disa të tjetër gjatë një feste të organizuar nga Bashkia Gramsh dhe në përfundim të veprimeve është lënë i lirë. Ky shtetas në bashkëpunim me 24 vjeçarin gjatë ditës së sotme i kanë zënë pritë punonjësit të policisë që e kishte shoqëruar në Komisariat dhe kanë tentuar ta godasin për shkak të detyrës .

Në ndihmë të punonjësit të policisë ka shkuar Patrulla e Përgjithshme duke bërë shoqërimin dhe më pas arrestimin e tyre për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

Si dhe për veprën penale ” Prishja e qetësisë publike” për shtetasin E.Sh.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Loading...
Loading...
Loading...