Loading...

5 raste të reja të diagnostikuar me HIV /AIDS janë konfirmuar në qarkun e Elbasanit për 4-mujorin e parë të vitit 2019. Viti 2018 shënoi në total një numër prej 65 personash të prekur nga virusi i HIV/AIDS, nga këto 45 raste janë meshkuj dhe 20 femra.

Ndërkohë në rang republike në Shqipëri janë të konfirmuar 1195 individë të cilët janë prekur nga kjo sëmundje.

Veç virusit të hivit janë edhe disa sëmundje të tjera ngjitëse të cilat në rast të moskujdesjes mund të shkaktojnë problem serioze me shëndetin.

Aktualisht analiza e HIV/AIDS mund të bëhet pranë qëndrës së Operatorit të Njësisë Vendore të Kujdesit Parësor Në Elbasan dhe është falas për të gjithë.

Loading...
Loading...
Loading...