Loading...

Autoritetet amerikane kanë identifikuar vrasësin që hapi zjarr gjatë Meshës brenda një kishe në Teksas duke vrarë të paktën 26 vetë, përfshi edhe një fëmijë 2-vjeç.

Sipas policisë ai është identifikuar si një mësues 26-vjeçar i studimit biblik i cili u shkarkua nga Forcat Ajrore Amerikane pasi kishte dhunuar bashkëshorten dhe fëmijën e tij. Vrasësi quhet Devin Patrick Kelley, i martuar dhe babai i një fëmije, i veshur me të zeza u fut në Kishën Baptiste të Sutherland Springs, me një armë në dorë dhe filloi të qëllonte drejt njerëzve.

Sulmi ndaloi vetëm kur Kelly, u konfrontua nga një banor hero i zonës, i cili qëlloi vrasësin pasi ai u largua nga kisha. Kelley u vra nga ky banor, i cili nuk ngurroi ta gjëmonte me makinë edhe pse ai ishte i armatosur. Komisioneri i Qarkut Qilson Albert Games tha për CNN se të paktën 26 vetë u vranë nga të shtënat, por numri i të vdekurve pritet të rritet. Mes viktimave është një vajzë 2-vjeçare, një grua shtatzënë dhe vajza 14-vjeçare e pastorit.

Kelley ishte veteran i Forcave Ajrore të SHBA-së dhe ish-mësues i studimeve biblike, por nga faqja e tij në “Facebook”, e cila është fshirë aktualisht nga FBI, tregonte se ai kishte një pasion të madh për armët.

Kohët e fundit ai kishte postuar një foto të një arme “AR-15” dhe kishte shkruar: “Kjo është një nam i vërtetë”. 26-vjeçari ishte martuar me Danielle Shield dhe kishin një fëmijë së bashku. Nga një llogari në LinkedIn, Kelley thotë se iu bashkua Forcave Ajrore amerikane pasi u diplomua në vitin 2009. Pentagoni konfirmoi se ai ka qenë pjesë, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Ai punoi aty deri sa filloi dhunën ndaj gruas dhe fëmijës së tij. Ai madje u burgos për një vit dhe u përjashtua nga Forcat Ajrore në vitin 2014. Ai më pas vullnetarisht jepte mësim për studime biblike në Kishën Baptiste në Kingsville.

 

Loading...
Loading...
Loading...