Loading...

 

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka bërë sot disa akuza të rënda për mënyrën si funksionon kampionati italian, duke e quajtur të falsifikuar.

Lazio po dënohet shpesh nga gabimet e gjyqtarëve këtë kampionat dhe ai ka vendosur ta ngrejë zërin.

Inati kryesor i Tares është me arbitrat dhe ai thekson se sistemi VAR nuk funskionon si duhet.

Në një intervistë për “Corriere dello Sport” ai shprehet:

VAR nuk funksionin pasi na ka hequr të paktën 12 pikë deri tani, kujtoni golin me dorë të Kutrones në ndeshjen me Milanin.  Kampionati është tërësisht i falsifikuar, nuk e dimë më cili është kufiri mes gabimeve me qëllim dhe pa qëllim. Ne nuk kërkojmë favore apo kompensime, vetëm respekt. Nuk kemi vjedhur asgjë, kemi merituar gjithçka dhe e kemi fituar në fushë këtë klasifikim. Jemi të hidhëruar, të zhgënjyer, të lodhur. Po ecim përpara, edhe pse nuk është e lehtë që të flasësh për futboll. Aktualisht jemi të katërtët. Ne do vazhdojmë të luftojmë dhe të vrapojmë, jam i bindur se Lazio, pavarësisht vështirësive, mund të arrijë një objektiv të merituar dhe që vazhdojmë ta ëndërrojmë. Do të vazhdojmë të ëndërrojmë, sepse cilësia është atje, në skuadër. Cilësia ekziston. Në fund të zemrës sime, mendoj se do t’ia dalim mbanë”, u shpreh Igli Tare.

Loading...
loading...