Loading...

Është inaguruar mbrëmjen e kësaj të marte kinemaja e re e qytetit të Cërrikut .Në ceremoninë e inagurimit të saj kanë qenë edhe dhjetra artistë të njohur të këtij qyteti , qindra banorë , drejtuesit e pushtetit vendor si dhe përfaqësues të projektit JACA të qeverisë italiane si dhe Kevin McLaughlin (Meklaflin) ,Drejtor i Projektit te USAID per Planifikim dhe Qeverisje Vendore.Kryebashkiaku Altin Toska dhe përfaqësuesit e financuesve të projektit të ndërtimit të kësaj kinemaje moderne dhe rehatshme që do ta kenë zili të gjithë prenë shiritin e inagurimit të kësaj kryevepre të re për qytetin e Cërrikut.Ajo është e pozicionuar në një vendndodhje fantastike në sheshin kryesor të këtij qyteti , ku gjenden institucionet dhe bizneset kryesore të kësaj bashkie . Salla e kësaj kinemaje është e pajisur me teknologjinë më të fundit të kinemasë duke përfshirë një ekran me përmasa të standarteve europiane, sistemin Digital Dolby Surround Sound si dhe sistemin e filmave 3 Dimensional Xpand. Salla kryesore ka një kapacitet prej 250 vendesh me ndenjëse të rehatshme dhe me hapësirë të gjerë për këmbët ku do të shfaqen për publikun edhe filmat më të fundit .Sipas kryetarit të bashkisë së Cërrikut , Altin Toska , ky është investimi më i rëndësishëm për artin dhe kulturën e qytetit të Cërrikut që nga krijimi i tij .
Salla e kësaj kinemaje është konceptuar në formën e një shtëpie teatër , me parametra maksimale, në të cilën harmonizohen jo vetem dizenjimi i ambientit me veshjen e tij, por edhe sistemi i sherbimit në sallë, që së bashku me aparaturën e projektimit të filmit, e cila është e fjalës së fundit të elektronikës, do të sjellin një format te ri dhe të pa përjetuar më parë jashtë kryeqytetit shqiptar .Kinemaja e Cërrikut do ju shërbejë të paktën 27 mijë banorëve dhe është e ndërtuar me një arkitekture të denjë për një sallë moderne, ku në sajë të cilësisë së lartë të aparaturave të projektimit të filmit realizohet një marrje në parametrat maksimale të zërit (audio) dhe figurës (video).Kinemaja e re e qytetit të Cërrikut është një kinema shumë moderne, me ndjenjëse VIP për një rehati më të mirë dhe ndenjëse për çifte. Në këtë kinema qytetarët e bashkisë së Cërrikut dhe jo vetëm do të keni mundësi të ndjekin filmat të fundit të të gjitha zhanreve, duke përfshirë dhe filmat për fëmijë.Në të është krijuar një kënd i përshtatur edhe për personat me “Aftësi Ndryshe” .Për rindërtimin e saj janë shpenzuar 500 milion Lekë nga Projekti JACA i qeverisë italiane dhe do jetë multifunksionale .Ndërsa UASAID sipas kryebashkiakut të Cërrikut ka mundësuar arredimin e të gjitha ambienteve të kësaj kinemaje . Në godinën ku është ngritur kinemaja e qytetit të Cërrikut do jetë edhe Biblioteka kryesore e kësaj bashkie si dhe mjaft ambiente në shërbim të rinisë dhe nxënësve të kësaj bashkie .Në skenën e kësaj kinemaje ku dikur ndodhej ish kinoklubi ” Ptoleme Xhuvani” kanë intepretuar edhe artistët e mëdhej Kadri Roshi,Demir Hyskja,Astrit Çerma,Rajmonda Bulku,Edmond e Salsano Rrapi e plot të tjerë.Tashmë në këtë qendër multifunksionale pritet të gjallërohet si kurrë parë jeta kulturore-artistike dhe Cërriku të prodhojë artistë cilësor nga të gjitha fushat e artit sepse tradita ekziston dhe kushtet tashmë jo vetëm që nuk mungojnë , por janë bashkëkohore!

Loading...
Loading...
Loading...