Loading...

 

Nga editori, infoelbasani.al

Të nderuar lexues,

Infoelbasani.al hap rubrikën e re Shes-Blej. Qëllimi i hapjes së kësaj rubrike është që tu vijë në ndihmë të gjithë qytetarëve që duan të shesin apo blejnë gjithçka, nga gjërat më elementare (celularë, kompiutera, biçikleta etj), deri tek pasuritë e mëdha të paluajtëshme (shtëpi, dyqane, prona etj). Mjafton që të dërgoni tekstin të shoqëruar me foton e sendit apo objektit që do të shisni apo blini duke lënë dhe adresën përkatëse, dhe ju do të keni mundësinë e artë që të kryeni tregëti online përmes infoelbasani.al.

Gjithashtu ju mund të dërgoni edhe njoftime të tjera që dëshironi ti publikoni tek infoelbasani.al si kërkoj punë, ofroj punë, njoftime drejtorishë, institucionesh apo bizneseve private, njoftime për familjarët, shokët dhe miqtë tuaj etj.

Ka ardhur momenti që të kryeni veprime pa shpenzuar kohë dhe të holla falë teknologjisë dhe shërbimit online që ofron infoelbasani.al. Për këtë qëllim ne kemi vënë në dispozicion dy adresa: Adresën në email: infoelbasani@gmail.com dhe faqet tona në facebook: Infoelbasani Portali dhe Infoelbasani-Faqja Zyrtare.

Kujtojmë këtu se infoelbasani.al është portali lider në qarkun e Elbasanit dhe Shqipërinë e Mesme dhe një ndër portalet më të mira në Shqipëri. Tashmë kemi ecur shumë. Kemi lënë pas portale me emër në Shqipëri. Mjafton ti drejtoheni matësit botëror të internetit Alexa.com dhe të kuptoni se cila është sot fuqia e infoelbasani.al.

Me këtë rast ju falenderojmë ju lexues të dashur të cilët keni ndërvepruar me ne duke na dërguar informacione të çdo natyre, por edhe duke na sugjeruar se si të përmirësojmë punën tonë. Dhe kjo rubrike do ta rrisë më tepër këtë bashkëveprim. Ne jemi në shërbimin tuaj!

Faleminderit!

Loading...
Loading...
Loading...