Loading...

Ndërsa protestuesit janë mbledhur në selinë e PD-së, kryeministri i vendit Edi Rama ka bërë një tjetër reagim në Twitter.

Përmes ironisë, Rama thotë se nëse protesta e opozitës ishte e madhe atëherë edhe filxhani është shkencë. Përgjigjen do ta marrin thotë ai më 30 qershor.

STATUSI I PLOTE

Nëse kjo ishte protestë e madhe atëherë filxhani është shkencë, Saliu është astronom dhe pakica ështē shumicë! Në fakt kjo s’ishte as e madhe, as e denjë po thjesht e turpshme për pdLSI! Këta humbës të pashërueshëm po rrisin çdo ditë faturën që do u presë Sovrani në 30qershor.

Loading...
loading...
Loading...