Loading...

Prej muajsh vendi ynë gjendet në një krizë politike. Po ashtu të shumta kanë qenë edhe protestat që janë organizuar nga opozita e bashkuar, përfaqësuesit e të cilës kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti dhe krijimin e një qeverie transitore.

Lidhur me të gjitha këto ka reaguar edhe ish-deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, Taulant Dedja.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai ka kërkuar ish-kryeministrit Fatos Nano të flasë lidhur me situatën politike në vend.

Në postimin e tij ish-deputeti ka shkruar se nëse Fatos Nanos i dhimbset Shqipëria, ai duhet të dalë dhe të thotë ndonjë fjalë.

Postimi i tij:

Fatos Nano, nese te dhimbset pak Shqiperia dhe partia per te cilen bere 4 vjet burg te padrejte, dil e thuaj nje fjale per ate qe po ndodh sot! Nuk besoj se je duke shkruar ndonje liber… Nuk e kuptoj as heshtjen tende, as te dy ish-presidenteve Meidani dhe Moisiu. Aq me pak te shkrimtarit kombetar Ismail Kadare… Topi dihet qe shkoi “mish per top”!
Kujtojmë këtu se Nano është cilësuar si një prej figurave më të rëndësishme politike në Shqipëri.

Për disa vite ai ka qenë kryeministër i Shqipërisë, por pas tërheqjes nga politika ai ka mbajtur një profil të ulët publik.

Loading...
Loading...
Loading...