Loading...

Valentina Leka, ish-drejtoresha e gjimnazit “Dhaskal Todri” në Elbasan, i cili cilësohet si një nga gjimnazet më të mira në qark por jo vetëm mori detyrën e rajonit qendror.

Ky është rajoni më i madh që ka popullsinë e gjysmës së Shqipërisë dhe përfshin qarqet Tiranë, Durrës dhe Dibër, ndërkohë qe zyrat qëndrore janë në Durrës.

Valentina Leka njihet në Elbasan si një drejtuese shumë e aftë dhe e përkushtuar në arsim. Ajo ka drejtuar mjaft shkolla të mesme në qytetin e Elbasanit me një eksperiencë mbi 30 vjeçare. Kualifikimet e e zonjës Leka janë nga më të lartat në fushën e administrimin e mësimdhënies.

Leka është emëruar nga Ministria e Arsimit në krye të këtij institucioni, ndërsa ka zhvilluar edhe mbledhjen e parë me punonjësit e administratës së kësaj drejtorie.

Mbas ndarjes së Shqipërisë në 4 Rajone, filloi dhe emërimi i drejtorëve të rinj.

Tre rajonet e tjera jane ai juglindor, jugor dhe verior. Juglindori përfshin Elbasanin Korçën dhe Beratin dhe do ketë qendrën ne Korçë.

Jugori përfshin Vlorën, Gjirokastrën dhe Fierin me qendër në Fier. Veriori me qendër në Lezhë përfshin Shkodrën, Lezhën dhe Kukësin.

Loading...
Loading...
Loading...