Loading...

 

Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Roland Luçi ka dalë hapur publikisht kundër Bashkim Finos si kandidat për kreun e FSHF-së. Shkodrani shpesh ka qenë mjaft kritik në qëndrimet e tij ndaj futbollit shqiptar dhe Federatës në veçanti, por tani ai del edhe kundër kandidimit të deputetit socialist.

Sipas Luçit, Politika po mbërthen keqas futbollin dhe ky është një rrezik tepër i madh. Me një postim në Facebook, Luçi ka bërë të qartë mendimin e vet në lidhje me zgjedhjet e ardhshme në FSHF-së, madje duke e quajtur Finon një xhuxhmaxhuxh të telekomanduar politikisht.

Portimi i Luçit:

FSHF dhe testi edvinist. Gazi mashtroi Olsin, Olsi i fryu ne vesh te vellait dhe ky hodhi ne ring Baçin – kjo eshte njera ane e medaljes. Ana tjetër është provokimi kryeministror ndaj biznesit te lidhur me futbollin dhe sidomos testimi i koduar që Edi do që t’u bëjë “besnikëve” të vetë, bashkiake. Futbolli, si një nder simbolet e pakta qe është ne gjendje te dali jashte kontureve shtetërore dhe të ngrejë peshe shqiptaret kudo qe janë po sfidohet nga një xhuxhmaxhuxh politikisht i telekomanduar qe lidhjen me botën e sportit e argumenton me të qenit tifoz! Mbas një muaji do te përjetojmë momentin kur “besniket” do ja dredhin, kur sipermarrja sportive do te tregoj dinjitet, kur faktorët votues do te demonstrojnë pavarësi, kur dorashkës politike futbolli duhet t’i përgjigjet me peshqirin e knockout-it te hedhur drejt topolakut të gënjyer e të përdorur edvinisht.”

Loading...
loading...