Loading...
Loading...

 

Ish/zv-ministri i Arsimit, Taulant Muka, u ka bërë thirrje studentëve të cilët protestojnë përpara godinës së këtij institucioni, të shtojnë një tjetër pikë në kërkesat e tyre

Në një postim në rrjetet sociale, Muka është shprehur, se studentët duhet të kërkojnë, që të gjithë politikanët, rektorët dhe dekanët, të bëjnë publike diplomat dhe doktoraturat e tyre.

Më tej ai ka shtuar, se studentët duhet të largojnë çdo politikan nga protesta e tyre, pasi shumica nuk kanë diploma dhe për pasojë nuk e duan arsimin e rininë.

Postimi i plotë

Rinia shqiptare tashmë po bashkohet nën një zë: Dije dhe arsim cilësor! Forca rinia, jemi të gjithë me ju!

Politikanët ju quajnë ngelësa dhe barrë për shoqërinë?! Sot do ju këshilloja të shtoni edhe një kërkesë në listën tuaj: të gjithë politikanët dhe rektorët/dekanët të bëjnë publike diplomat e tyre, doktoraturat e tyre për të parë nivelin e tyre arsimor. Shumica e politikanëve shqiptarë, që qeverisin dhe në opozitë, nuk kanë diploma, prandaj ata nuk e duan arsimin dhe dijen- prandaj nuk e duan rininë. Sot ata janë bashkë, sepse sot ata kanë frikë nga ju!

Por ju keni forcën e dijes me vete, një forcë që nuk e mposht asgjë! Largoni çdo politikan që ju bashkangjitet në protestë, ata duan t’ju përdorin! Mos u ndalni

Loading...