Loading...

Një aksident rrugor i ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm ka rezultuar tragjik për familjen Bibaj. Katër persona të kësaj familjeje kanë humbur jetën pasi automjeti me të cilin ata udhëtonin ka dalë nga rruga pasi është përplasur me bordurën në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Mësohet se ata po ktheheshin nga festa e ditëlindjes së njërës prej vajzave.

Report tv mëson se viktimat janë kryefamiljari B. Bibaj 58-vjeç, bashkëshortja e tij F.Bibaj dhe dy vajzat Valentina Bibaj dhe Xhuliana Bibaj, ndërsa miku i familjes Arlind Aliaj i cili drejtonte mjetin tip BMW me targa AA472 PE, ka mbetur i plagosur.

Ai është dërguar në spitalin ushtarak në kryeqytet ku merr dhe ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në momentin e aksidentit, zona nuk ka pasur prezencë të automjeteve të tjera duke bërë të pamundur dhënien e ndihmës së parë mjekësore për personat e aksidentuar.

Tiranë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në afërsi të TEG-ut, mjeti me drejtues shtetasin A. A ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.
Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë pasagjerët V. B, B. B, F., B, Xh. B , ndërsa drejtuesi i mjetit A. A ndodhet në SQU nën kujdesin mjeksor

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Loading...
Loading...
Loading...