Loading...

Ditën e djeshme një shqiptar ka humbur jetën në Zvicër. Rreth orës 12 të ditës së djeshme, një aksident në vendin e punës është bërë shkak për vdekjen e shqiptarit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë familjarët e të ndjerit, shtetasit me inicialet A.Z., të cilët me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Ata shkruanin:

Familjar, miq, shokë dhe dashamirë, ju njoftoj se sot pas një aksidenti tragjik në vendin e punës në Zvicër, ndërroi jetë djali i hallës, A.Z, për detaje të varrimit do t’ju njoftojmë me kohë. U prehsh në paqe.”
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia njofton se ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Loading...
Loading...
Loading...